E konfirmon Kurti: Sonte kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E konfirmon Kurti: Sonte kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë

    Insajderi
    25 September 2021 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për sonte ka ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve në veri të vendit.

    “Para disa orëve sot unë e kam ftuar për sonte një Mbledhjes të Këshillit të Sigurisë së Kosovës që sigurisht do të mbahet në orët e mbrëmjes”, ka thënë Kurti përcjell Insajderi.

    Kurti tregoi se kur do të largohet Njësia Speciale nga pikat kufitare.

    “Njësitë Sepciale të Kosovës e kanë arsyen pse janë aty – është mbrojtja e pikave kufitare dhe policëve kufitar, gjithashtu është edhe rreziku evident si për pikat kufitare edhe për policët, janë kamionët, buldozerët dhe protestues që një pjesë të tyre detyrohen edhe ti largojë se dehën në orët e mbrëmjes. Duhet të pushojë rreziku, të pushojë arsyeja për ti mbrojtur pikat kufitare dhe policët në mënyrë të mos ketë Njësi Speciale të Policisë”, tha ai para mediave.

    Ndërkohë Kurti ka thënë se konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale si pasojë e provokimeve nga ana serbe, sulmeve kriminale të cilat ai i quajti terroriste.

    “Konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale. Ne kemi treguar interesimin tonë për dialog. Vuçiq ka refuzuar dhe ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale në veri. Bllokadat dhe veprimet kriminale me elemente terroriste janë të tilla sepse krimi, tensioni, kontrabanda dhe kaosi ka qenë e vetmja formë mbijetese”, ka thënë ai.

    “Ata kanë bllokuar rrugën, jo vetëm me kamion. Por edhe me bulldozerë. Njësitet Speciale edhe po i mbrojnë kufitë, edhe policët. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku ka polici nuk ka incidente. Aty ku nuk ka pas polici, ka pasur rrezik të ndodhë, dhe ndodhi, një akt kriminel. Gjashtë ditë, asnjë incident. Pse? Sepse ku ka polic, ka siguri dhe nuk ka incidente”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark