Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se është konfirmuar se në Shqipëri do të vijinë edhe 10 mijë doza në muajin gjatë muajit shkurt.
Rama ka cekur se Shqipëria është vendi i dytë në rajon se ka arritur të i sigurojë vaksinat, pavarësisht situatës kaotike të kontratave të kompanive që prodhojnë me Bashkimin Evropian.
“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme ëshët se kemi hyrë në zbatimine kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse nuk e shikojmë të gjithë panoramën, patjetër që duken shumë pak. Por në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimine kontratës dhe ka hyrë në vaksinimine mjekëve. Së dyti, në krejt Europën situata është krejt kaotike, vende të mëdha kanë filluar kërcënime, pasi kërkesa është marramendëse dhe në të gjitha rastte oferta është shumë e ulët. Së treti, Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do vijën 10.000 mijë dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit do vijën 30.000 dozat e tjera”, ka thënë Rama.