E konfirmon zyra e Kryeministrit, Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E konfirmon zyra e Kryeministrit, Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd

    Insajderi
    26 October 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd, duke u bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb, prej përfundimit të luftës.

    Zyra e Kryeministrit njofton se zv.kryeministri Bislimi nesër merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flas për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njofton ZKM-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark