Njësoj sikurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe Kryetari i komunës së Podujevës, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi nuk do të udhëtoi për në Amerikë.
Anulimi i vizitës së Bulliqi për në SHBA erdhi për shkak të situatës në Veri të Mitrovicës.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i cili tha se vizita është shtyrë për një datë tjetër.
“Takimin e ka shty ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi që me sa kam informacione kanë pasë me marrë pjesë edhe disa komuna të tjera. Kryetari ka apliku për vizë amerikane, i është lëshu viza për pesë vjet, ka qenë i planifikum takimi për javën e ardhshme. Por sipas informacioneve që i kam unë, ministri Elbert Krasniqi ka kërkur që vizita me u shty. Arsyeja tjetër është edhe situata në Veri”, na Zhitia pwr Insajderin.
Për në Amerikë nuk do të udhëtoi as Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pak më parë ministrja konfirmoi se një gjë e tillë asaj iu kërkua nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier për shkak të situatës në vend.
Sipas Haxhiut, duke marrë parasysh situatën aktuale politike në vend vizita e saj është shtyre për një datë më të përshtatshme.
“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta. Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”, kashkruar Haxhiu.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot një bisedë me gazetaret kosovar i ka rekomanduar ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos udhëtoi për Amerikë.
Ai, shtoi se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi kemi një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.
“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës, përfshirë Gazetën Insajderi.