Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj ish policit të Kosovës, Dejan Pantiqn, i cili dyshohet për veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi tha se Pantiq do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri më 9 korrik.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.05.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.05.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i është vazhduar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.07.2023, konform nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 181 par.1 nënpar.1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, ka thënë Gashi për Express.
Gashi tha se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
“Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.”