E-Kosova tani si aplikacion edhe në iOS dhe Android - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E-Kosova tani si aplikacion edhe në iOS dhe Android

    Insajderi
    18 February 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Platforma e digjitalizuar “e-Kosova” për shërbime për qytetarët dhe bizenese tanimë do të jetë edhe si aplikacion edhe për sistemet operative “iOS” dhe “Android”.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.

    Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset.

    Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë”, ka thënë Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark