E kritikuan ashpër për deklaratën e tij- Osman Azemi komenton reagimet e Stresit, Noizy e të tjerëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E kritikuan ashpër për deklaratën e tij- Osman Azemi komenton reagimet e Stresit, Noizy e të tjerëve

    Insajderi
    02 September 2024 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Osman Azemi, javën e kaluar kishte dhënë një deklaratë për Shqipërinë që shkaktoi debat të madh në opinionin publik.

    Reagimet erdhën edhe nga artistë të Shqipërisë si Noizy e Stresi.

    Kjo temë po diskutohet në “Pressing” të T7, të hënën.

    E personazhi i deklaratës Osman Azemi tha se nuk i ka mbetur hatri për askënd nga ata që i reaguan, sepse e pranon që ka gabuar – por thotë se ka qenë duke folur për sport.

    “Hatër mbetje nuk kam sepse unë kam gabu, edhe ata i kemi vëllezen. Futbolli i ka emocionet e veta se është edhe art. Unë kam fol atë ditë për sport, nuk e kam marrë afër zemre sa e kam marrë prej disa mediumeve”, ka thënë Azemi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark