
Pas reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për pamjen e fundit të Dua Lipës, ku këngëtarja shqiptare u shfaq me një kryq në qafë, Anita Haradinaj ka dalë në mbrojtje të saj.
Në një prononcim për Kosova Live, Haradinaj e cilësoi të tepruar kritikën publike, duke thënë se simboli që mbante Lipa është një zgjedhje personal
“Dua është personazh ndërkombëtar, këto komente nuk i prishin punë.,” tha Haradinaj, duke theksuar se një yll me ndikim si ajo nuk merret me komente të tilla.
Kujtojmë se edhe Anita ishte gjykuar për paraqitjen publike të saj me kryq në qafë.
Dua Lipa, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe përfaqësimin krenar të origjinës shqiptare, nuk ka reaguar ende ndaj kritikave.