E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino- Ky është destinacioni i radhës – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino- Ky është destinacioni i radhës

    Insajderi
    02 February 2025 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como.

    Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027.

    Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio.

    Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark