E kryer, Xavi Simons do të nënshkruajë kontratë shtatë vjeçare me Chelsean - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    E kryer, Xavi Simons do të nënshkruajë kontratë shtatë vjeçare me Chelsean

    Insajderi
    31 July 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori ofensiv i RB Leipzig, Xavi Simons, është shumë pranë kalimit te Chelsea, sipas raportimeve nga gazetari i njohur Nicolo Schira.

    Të dy klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 22-vjeçarit holandez, i cili është një nga talentet më premtues në Evropë, me Simons i cili pritet t’i kushtojë Chelseat rreth 80 milionë euro.

    Simons pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me klubin londinez deri në vitin 2032, me një opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, deri më 2033.

    Mediat të ndryshme kishin raportuar se bisedimet mes Leipzig dhe Chelsea ishin në fazat përfundimtare dhe tashmë duket se gjithçka është drejt konkretizimit.

    RB Leipzig e bleu Simons nga Paris Saint-Germain në janar për shumën prej 50 milionë eurosh, pas një sezoni të suksesshëm në huazim.

    Që nga vera e vitit 2023, Simons kishte luajtur në Bundesliga si i huazuar nga PSG, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Leipzig.

    Sezonin e kaluar, ai regjistroi 13 gola dhe 9 asistime në 39 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë edhe Chelsean.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark