Samir Krasniqi është një nga muzikantët i cili ka hyrë në tregun e muzikës që numëron tashmë disa këngë të tij.
Ajo çka e bën të veçantë Krasniqin është edhe sharkia e tij të cilën shpesh e përdor edhe si kitare duke e kthyer muzikën moderne në atë tradicionale, shkruan Gazeta Insajderi.
I ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” ai tregoi edhe njëherë talentin e tij që mbetet i veçantë.
Ai gjatë intervistës interpretoi këngë kushtuar heronjve dhe diasporës.