Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është lënë të ulet në fund të skenës së ngritur, në organizimin e mbajtur për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku parakaloi Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Ky veprim u komentua nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shkruan Insajderi.
Limaj e ka cilësuar të turpshëm këtë veprim duke thënë se tregon tendencën për t’i fshehur njerëzit që krerët e shtetit s’mund t’i kenë përballë dhe para të cilëve s’mund të shesin heroizëm.
“Ajo çka pamë është tendenca me fsheh sepse ata nuk mujnë me kanë përballe njerëzve që janë pjesë e historisë, ata mundohem me marrë ata njerëz para të cilëve mujnë m’u shitë heronj”.
“Ramushi nuk ka qenë vetëm ish drejtues I ZOD por edhe ish kryeministër. Jo nuk ka qenë vendi për të aty ku është ulur dhe kjo flet shumë për sjelljet e papërgjegjshme, përbuzëse qe kanë këta njerëz për të kaluarën. Këta më pas mujtë as 25 vjetorin s’e kishin festu, disa prej tyre se kishin ba as atë që ne kemi parë ne. është për turp ajo që kemi parë në rastin e z. Haradinaj edhe në mungesën e shumë të tjerëve”, ka thënë Limaj në FRONTAL.
Sa i përket përmendjes nëpër fjalime të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, Limaj ka thënë se ata duhet përmendur meqë janë vetë historia.