“E mbrojtën shtëpinë e tyre”- çka thanë avokatët e vëllezërve Duraku në rastin e vrasjes në tentativë në Rahovec? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E mbrojtën shtëpinë e tyre”- çka thanë avokatët e vëllezërve Duraku në rastin e vrasjes në tentativë në Rahovec?

    Insajderi
    29 February 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Abedin Hasanit, Çlirim Muharremit, Bashkim dhe Besnik Durakut, të dyshuar për kryerjet e veprave penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. Avokati i Besnik Durakut, Prek Kola, tha se Besnik Duraku është mbajtës i familjes dhe arsye pse shtiu me armë ishte zmbrapsja e Abedin Hasanit dhe Çlirim Muharremit.

    Prek Kola, avokati i Besnik Durakut ka thënë se Prokuroria s’ka arritur të dëshmojë se si klienti i tij mund t’i shmanget drejtësisë dhe të ndikojë tek dëshmitarët. Ai po ashtu ka përmendur edhe se Duraku është paraqitur vetë në polici.

    “Nëse e shikojmë rastin se si ka ndodhur, konsideroj me bindje se i mbrojturi im në këtë procedurë duhet të ketë vetëm cilësinë e dëmtuarit sepse natën kritike në shtëpinë e tij është sulmuar nga persona që tani janë të identifikuar. E vetmja mënyrë që t’i shpëtojë këtij sulmi ka qenë të gjuaj në drejtim të panjohur që t’i zmbraps sulmet e tyre andaj gjykata t’i ketë parasysh këto rrethanat dhe po ashtu se i mbrojturi im është mbajtës i familjes, t’i caktojë një masë më të butë duke refuzuar masën e paraburgimit”, ka deklaruar avokati Kola, në dokumentin e Gjykatës që e ka parë Insajderi.

    Besnik Duraku në deklaratë ka thënë se pajtohet me deklarimin e mbrojtësit të tij duke shtuar se “jam mbajtës i familjes i vetëm, jetoj në një shtëpi me sipërfaqe të madhe ku në çdo kohë familja ime është rrezikuar nga hejnat sepse janë shtuar hajnitë në fshatin tonë”.

    Dardan Morina, avokat i Bashkim Durakut ka tërhequr vërejtjen ndaj Prokurorisë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së vëllezërve Duraku, e jo pranë shtëpisë.

    Rreshtin e parë thuhet citoj “Afër shtëpisë së tij” ndërsa në realitet i bëjë me dije gjykatës se ngjarja ku ka ndodhur është në shtëpinë e tij gjegjësisht në oborrin e tij ku në atë oborr janë të ndërtuara shtëpi, biznese dhe të vendosura makineri, gjegjësisht oborri përfshinë më shumë se 1 hektar hapësirë dhe është pronë private e vëllezërve Duraku“, ka deklaruar ai.

    Kola në një prononcim për Insajderin ka bërë të ditur se vendimin për caktimin e masës së paraburgimit do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark