E mbushi veturën me karburant, përdoruri 100 euro false - Policia merr masa ndaj tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E mbushi veturën me karburant, përdoruri 100 euro false – Policia merr masa ndaj tij

    Insajderi
    21 March 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, stacioni policor në Vushtrri pas hetimeve të zhvilluar kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

    Arrestimi i të dyshuarit, E.A, 21 vjeçar, shtetas i Kosovës është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 mars në Vushtrri në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar.

    “Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të zgjeruara hetimore ku mbi bazën e dyshime dhe provave të siguruara fillimisht është identifikuar vetura të cilën në kohen e kryerjes se veprës penale i dyshuari e kishte përdorur për furnizim me derivate. “, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje është theksuar se me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “falsifikim i parasë”.

    Ndryshe ditë më parë lajmi.net ka raportuar lidhur me praninë e madhe të 100 eurove të falsifikuara në vend.

    Madje nga Agjencia e Forenzikës në Kosovë kanë konfirmuar se kartëmonedha 100 euro është më e falsifikuara në muajt e fundit në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark