Vrau 19 vjeçarin, kapet shqiptari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau 19 vjeçarin, kapet shqiptari

    Insajderi
    02 February 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një ditë pas krimit autori i dyshuar i vrasjes makabre të një 19 vjeçari  me thikë në Greqi.

    Mediat vendase bëjnë me dije se vrasësi i dyshuar është një 23 vjeçar shqiptar me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

    Ndër të tjera mësohet se shqiptari është pronar i njërës prej dy makinave në të cilat hipnin autorët e ngjarjes së përgjakshme . 23-vjeçari është sjellë në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme, ndaj të cilit pritet që ti komunikohet dhe masa e sigurisë.

    Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Alkis Kampanos, një akt tmerri që ka tronditur të gjithë Greqinë, ndodhi në një kohë kur familja e 19-vjeçarit fatkeq po i jep lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës në Veri.

    Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ,  i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark