E mërkura e zezë në Shqipëri: Katër viktima dhe tre të lënduar në aksidente brenda pak orëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E mërkura e zezë në Shqipëri: Katër viktima dhe tre të lënduar në aksidente brenda pak orëve

    Insajderi
    23 July 2025 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Katër të vdekur dhe tre të lënduar, ky është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore që tronditën Shqipërinë gjatë kësaj të mërkure.

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e pasdites në zonën e Qerekës, Krujë, ku babai përplasi aksidentalisht vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital. Aksidenti ndodhi në ambientet e biznesit të shtetasit A.S.

    Më herët, në Bulqizë, një tjetër aksident rrugor mori jetën e dy personave dhe një i tretë u lëndua rëndë. Të tre po ktheheshin nga puna në minierë me një mjet tip “Nissan” që doli nga rruga dhe ra 300 metra poshtë. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

    Në fshatin Hotesh të Dibrës, një grua u përplas aksidentalisht para shtëpisë së saj, pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina rrëshqiti jashtë oborrit. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, gruaja ndërroi jetë nga dëmtimet e rënda.

    Po ashtu, rreth orës 15:00, në Dimal, në zonën e Parkut të Qytetit, u regjistrua një aksident mes dy makinave ku mbetën të lënduar dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç. Ata u dërguan në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark