Në mesin e 8 viktimave nga sulmi në një qendër tregtare në Munih mësohet të jetë edhe një shqiptare.
Në sulmin në Munih të Gjermanisë ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj. Këtë gjë e ka konfirmuar nëna e Armela Segashi, Nazmija, vajza e cila aktualisht është e zhdukur.
Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.
“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija për Gazetën Express./Insajderi.com