E mitura ngacmohet në shkollë, drejtori i ikë gazetarëve- Insajderi sjell detaje për të akuzuarin - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    E mitura ngacmohet në shkollë, drejtori i ikë gazetarëve- Insajderi sjell detaje për të akuzuarin

    Insajderi
    26 April 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, këtë javë ka qëndruar në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, pasi ditë më parë Prokuroria Themelore e këtij qyteti njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj D. Ll. për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një të miture.

    Sipas Prokurorisë, ngacmimi ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës. Për këtë arsye, ekipi i Insajderit ka udhëtuar në vendngjarje për të marrë versionin e drejtorit të institucionit arsimor, Arbon Pozhegu.

    Edhe kësaj radhe, drejtori iu shmang përgjigjes para gazetarëve, ndërsa stafi i shkollës pretendoi se personi i akuzuar për ngacmim nuk ishte pjesë e stafit të shkollës.

    Megjithatë, Insajderi, nga burime, ka mësuar se D. Ll. punonte në një nga lokalet në afërsi të shkollës. Ai ishte i kontraktuar për të ofruar ushqim për nxënësit në lokalin e tij. Ditën kur ka ndodhur ngacmimi, ai kishte hyrë brenda objektit të shkollës.

    Insajderi do të publikojë edhe reagimin e Prokurorisë lidhur me këtë rast.

    Gjakovë, 22 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 par.4, lidhur me par.1, të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

    Insajderi ka kontaktaur edhe drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova. Por edhe ajo nuk ka qenë e qasshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark