E mitura u lajmërua e zhdukur në Ferizaj, lajmërohet dhe thotë se po bashkëjetonte me të dashurin në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura u lajmërua e zhdukur në Ferizaj, lajmërohet dhe thotë se po bashkëjetonte me të dashurin në Prizren

    Insajderi
    09 April 2025 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e mitur ishte raportuar e zhdukur në Ferizaj.

    Në raportin ditor të së mërkurës, Policia e Kosovës bën të ditur se familjarët janë informuar se vajza e tyre e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dashurin e saj, shkruan Insajderi.

    BASHKËJETESA ME PERSONIN  NËN MOSHËN 16 VJEÇ Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30.   Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e  saj për të jetuar me të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa viktima kthehet tek familja e saj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark