Skuadra e Barcelonës është afër largimit të sulmuesit brazilian, Vitor Roque.
Siç raportojnë mediat ndërkomëbtare, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal është interesuar për shërbimet e sulmuesit.
19-vjeçari mund të transferohet te skuadra arabe për një shifër prej 30 ose 40 milionë eurosh, aq sa është edhe vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Roque i cili erdhi te Barcelona me bujë të madhe, ishte pjesë e klubit nga Brazili, Athletico-PR, por nuk arriti ta tregonte veten e tij edhe pse është ende i ri dhe ka karrierën para.
Një shitje e Roque do t’i ndihmonte klubit katalunas edhe në rregullat financiare.