Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, dje mori medaljen e argjendtë në Baku të Azerbejxhanit, duke u kualifikuar në finale pasi mposhti xhudisten nga Serbia.
Në lidhje me kualifikimin në finale, Gjakova tha se ishte kënaqur me fitoren edhe për faktin se ajo e mposhti serben një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Po përveç të gjitha këtyre, ka qenë edhe një lloj presioni. Më vjen mirë që e përfundova ndeshjen me fitore, sepse ata gjithmonë shkojnë përtej sportit dhe bëjnë lajme të tjera. Më parë ajo më kishte mposhtur dhe e kishin bërë aq të madhe dhe s’ka qenë ndonjë fitore e madhe”.
The moment Nora Gjakova of #Kosovo beats her opponent from #Serbia. pic.twitter.com/iHdj2ZJAkc
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) February 16, 2024
“Gjithmonë është kënaqësi të fitosh ndaj garueseve që të kanë mposhtur më parë, sidomos ndaj garueses së Serbisë, një ditë para pavarësisë”, tha Gjakova për Euronews.al.
Ajo tha gjithashtu se gjatë gjithë ndeshjes, sportistja serbe përdori fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, por shtoi se kjo nuk e pengoi që të fitonte sfidën.