Rastin për Insajderin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Tutje, ai shton se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugë “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, tha Prekazi në një përgjigje për Insajderi.
Ndërkaq, është raportuar se kjo ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë.
“Ai është qëlluar në mes të rrugës. I dyshuari e ka ndalur veturën në mes të rrugës, ka dalur nga vetura dhe e ka qëlluar me armë 38 vjeçarin. Ai është qëlluar në këmbë”, thuhet në raportimin e Pro zë.
Në këtë vend raportohet të ketë ndodhur ngjarja.