Producenti rrëfen si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi: “E nxori revolën dhe më goditi në kokë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Producenti rrëfen si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi: “E nxori revolën dhe më goditi në kokë”

    Insajderi
    29 October 2021 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është sulmuar producenti kosovar, Jetmir Agajt, në studion e tij, nga reperi Feronit Shabani – Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishin. Fero dhe Ibishi tashmë janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të producentit Agaj për të bashkëpunuar me Feron.

    Jetmir Agaj në një prononcim për Sinjalin ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi në studion e tij dhe arsyet se pse u sulmua.

    Ai tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë.

    “Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Te ne punojnë krejt artistat“, tha Agaj.

    Ndërsa pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros mësohet se ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark