E pabesueshme: Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet mrekullisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E pabesueshme: Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet mrekullisht

    Insajderi
    05 December 2021 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë 69-vjeçar u shpëtua nga rojet bregdetare të Japonisë, pasi kishte qëndruar 22 orë në det të hapur, mbi motorin e varkës që i ishte përmbysur.

    Në videon e filmuar nga ekipi i shpëtimit, duken pamjet ku burri qëndron i kapur pas një pjese të helikës së motorit, ndërsa roja bregdetare përpiqej ta shpëtonte.

    Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur për në ishullin turistik Yakushima pasdite të së shtunës, kur varka e tij u përmbys.

    Kolegët e tij kontaktuan rojet bregdetare të Japonisë pas incidentit, por ai u arrit të gjendet të nesërmen rreth 30 kilometra larg, në det të hapur, raporton oranews.

    Burri ka pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës së majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark