Ylli i Milanit, Rafael Leao, është lidhur me një transferim të mundshëm pak para mbylljes së mërkatos dimërore.
Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se klubi arab Al Nassr, është i interesuar të sigurojë shërbimet e Leaos dhe është i gatshëm të investojë ndërmjet 70 dhe 85 milionë euro për ta tërhequr portugezin në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, thuhet se Milani nuk është i hapur për negociata, duke pasur parasysh që afati transferimeve do mbyllet brenda disa ditëve.
Për Leaon më herët është shprehur interesim edhe nga klubi gjigant FC Barcelona.