E papritura ndodhi në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti Bayernin në shtëpi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    E papritura ndodhi në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti Bayernin në shtëpi

    Insajderi
    08 April 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inter e ka mposhtur Bayern Munich në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

    Italianët fituan me rezultat minimal 1:2, mirëpo rezultati si mysafirë i vendosi në një pozitë të mirë drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

    Ishte Lautaro Martinez, ai që i kaloi në epërsi “Nerazzurët”, në minutën e 38-të me një vollej të bukur.

    Bavarezët arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1 me veteranin Thomas Muller, por kjo nuk mjaftoi.

    Kjo pasi skuadra e Simone Inzaghit gjeti golin sërish përmes Davide Fratesit, i cili shënoi për 1:2.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark