Presidenti çek ka marrë pjesë të dielën në ceremoninë e betimit të kryeministrit të ri, Petr Fiala, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në shtetin e Evropës Qendrore.
Millosh Zeman, në karrocë invalidësh, ishte ndarë nga Fiala dhe zyrtarët e tjerë me panele të dukshme gjatë ceremonisë së mbajtur në pallatin presidencial në Lany, në perëndim të Pragës.
Presidenti ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ai duhet të qëndrojë i izoluar. Pas zgjedhjeve të 8 dhe 9 tetorit, koalicioni trepartiak i njohur si “Bashkë”, në përbërje të Partisë Demokratike Qytetare i Fiallës, kristiandemokratëve he partisë TOP 09, fitoi 28 për qind të votave.
“Bashkë” ka lidhur marrëveshje për qeverisje me Partinë Pirate dhe STAN-in – grupi i kryetarëve të komunave dhe kandidatëve të pavarur, që dolën të tretët me 15.6 për qind të votave.