E pazakontë: Gjykata dënon 19 vjeçarin që vodhi librin “Gjuetari i Balonave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    E pazakontë: Gjykata dënon 19 vjeçarin që vodhi librin “Gjuetari i Balonave

    Insajderi
    07 February 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë, ku një 19 vjeçar është dënuar nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur një libër në një nga libraritë e kryeqytetit.

    Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se i riu kishte vjedhur librin “Gjuetari i Balonave”, pasi nuk kishte mundësi që ta blinte atë. Gazetarja e sjell këtë histori të tetë viteve më parë gjatë një bashkëbisedimi me një gjyqtar.

    Postimi i plotë i Hoxhës:

    Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinen pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital.

    Aty e akuzuara priti Policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kerkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

    Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajesie që nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

    U përgjigj: Po. Tete vite më parë, më ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollen të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

    E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha degjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat.

    Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark