E pazakontë në Sarandë, majmuni rrah me shpulla policët e bashkisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E pazakontë në Sarandë, majmuni rrah me shpulla policët e bashkisë

    Insajderi
    14 July 2022 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë. Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata është marrë nën kontroll.

    Çfarë ndodhi?

    Abcnews.al mëson se gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.

    Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin kafshën, por ajo është egërsuar duke i sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe dhe rifutur në kafaz


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark