E pazakontë, prindërit nisen për pushime dhe “harrojnë” fëmijën 7-vjeç në rrugë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E pazakontë, prindërit nisen për pushime dhe “harrojnë” fëmijën 7-vjeç në rrugë

    Insajderi
    13 July 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku prindërit pasi janë nisur për pushime, kanë harruar në rrugë djalin e tyre 7 vjeçar.

    Sipas burimeve, e gjitha ka ndodhur pasi në momentin që prindërit do të niseshin, njëri me kamper dhe gruaja me makinë personale, çifti ka debatuar me njëri-tjetrin.

    Djali që ishte në kamperin e babait dhe zbriti nga aty me qëllimin për të shkuar të nëna, por kjo e fundit ishte nisur vetëm pak sekonda më parë. Pra nëna mendonte se djali është me babanë dhe ky i fundit mendonte se ishte me nënën.

    Fëmija ka qenë i vetëm në rrugë dhe ia ka nisur të qajë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë dhe ndaj tyre është bërë kallëzim në prokurori.

    Duket pak a shume si skenë e filmit ‘Home Alone’, mirëpo kësaj here “aventura” e djalit nuk ishte aq fantastike sa e Kevin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark