Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se Kurti po ia shtron tepihun e kuq kryeministrit të një vendi që po arreston ish-ushtarë të UÇK’së.
Tutje, ka kritikuar për bojkotin ndaj mbledhjes tradicionale të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në postimin e Haxhiut.
“Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare”.
“Marri, hipokrizi, tradhëti!”. /Insajderi.org/