×
  • Lajme
  • Lajme

    “E përqeshnin Rrahman Jasharajn që thoshte nimom si vëlla”, Olluri komenton hipokrizinë e VV’së

    Insajderi
    15 October 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.

    Gazetari Parim Olluri ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti ironizonte me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit, kur kishte kërkuar rritjen e pagave për mësimdhënësit i kishte thënë ‘Më ndihmo si vëlla’.

    Këtë kujtim, Olluri e bëri sot, kur u publikuan bisedat mes Kusari-Lila dhe Simiqin, të cilin e quajti ‘vëlla’.

    “Janë disa probleme në komunikimin mes tyre, duke nisur prej takimit të Kurit që bohet me aminin e Raddojiqit. Na i dim deklaratat e tij publike qe nuk takohet me njerëz të listës Srpska. Ai vet I ka quajtur çetnikë deputetët e Listës Serbe kur ka qenë në opozitë edhe ka premtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me çetnikët e Listës Srpska dhe tash i pranon në takim, në zyrën e Kryeministrit.

    Kusari Lila e quan vëlla Simiqin, dhe tash vëllain e saj ia mundëson me pas një takim me Kurtin. Neve na kujtohet qfarë ofendimi ka bo zoti Kurti Rrahman Jasharajt kur kërkonte ndihmë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ironizonte se si Jasharaj i thoshte ‘Më ndihmo si vëlla’. Kur ka interes Kurti e sheh si vëlla edhe Simiqin edhe Radojçiqin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark