E pëson keq mërgimtari nga Kosova - bie në radar, dënohet rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E pëson keq mërgimtari nga Kosova – bie në radar, dënohet rëndë

    Insajderi
    26 May 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kosovar, banues në rrethin e Ried, ka shënuar një rekord të palavdishëm në komunën e Pram, në Austri.

    Ai bie në radarin e një patrulle të policisë austriake, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë, njofton albinfo.at.

    Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck.

    Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark