Një punëtor në rrugën “Nëna Tereza” në Kamenicë është bllokuar nga dheu, shkruan Insajderi.
Punëtori i cili ishte duke punuar për firmë private gjatë punimeve është lënduar. Viktima sipas raportit të policisë ka pranuar tretman mjekësor.
Me ndihmën e zjarrfikëseve viktimës i është larguar dheu.
Rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë:
“Rr. Nënë Tereza, Kamenicë 25.12.2022 – 09:07. Raportohet se një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu. Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”.