“E premtja, dita që të zbatohet xhihadi”- ish-shefi i Hamasit i bën thirrje popujve fqinjë të luftojnë kundër Izraelit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “E premtja, dita që të zbatohet xhihadi”- ish-shefi i Hamasit i bën thirrje popujve fqinjë të luftojnë kundër Izraelit

    Insajderi
    12 October 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i Hamasit, Khaled Meshaal, ka bërë thirrje për protesta në të gjithë botën myslimane të premten në mbështetje të palestinezëve dhe ka kërkuar që popujt e vendeve fqinje t’i bashkohen luftës kundër Izraelit.

    “[Ne duhet] të dalim në sheshet dhe rrugët e botës arabe dhe islame të premten,” tha Meshaal, i cili aktualisht drejton zyrën e diasporës të Hamasit, në një deklaratë të regjistruar dërguar Reuters-it, përcjell Gazeta Insajderi.

    Meshaal, i cili është me lokacion në Katar, tha se qeveritë dhe popujt e Jordanisë, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit kanë për obligim të mbështesin palestinezët.

    “Fise të Jordanisë, bijtë e Jordanisë, vëllezër dhe motra të Jordanisë… Ky është momenti i së vërtetës dhe kufijtë janë afër jush, ju të gjithë e dini përgjegjësinë tuaj”, tha Meshaal.

    Jordania dhe Libani janë shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve palestinezë.

    Thirrja e tij për tubim erdhi pasi Izraeli u zotua të përshkallëzojë përgjigjen e tyre ndaj sulmeve të Hamasit me ofensivë tokësore.

    “Për të gjithë dijetarët që mësojnë xhihadin… për të gjithë ata që e studiojnë, ky është momenti për zbatimin (e teorive)”, tha Meshaal. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark