
Profesori i shkencave pyjore, Yll Kortoçi që dikur bëri krenar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për anëtarësimin në partinë e tij, tash e disa ditë ka lënë Kurtin dhe i është bashkuar koalicionit AAK-Nisma.
Forumi Intelektual Europa 2030 i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Bashkë me grupin edhe profesori nga Prizreni, Yll Kortoçi ditëve të fundit ka kaluar në AAK, shkruan Gazeta Insajderi.
Insajderi e ka kontaktuar, por ai nuk është përgjigjur as në mesazhe për të treguar pse u largua nga VV-ja.
Kurti në vitin 2019 ishte mburrur me anëtarësimin e tij në VV duke e cilësuar si prurje të vlefshme.