E pritshme: Analisti që mbronte çdo natë Albin Kurtin, tani hyn në koalicion me VV-në në Drenas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E pritshme: Analisti që mbronte çdo natë Albin Kurtin, tani hyn në koalicion me VV-në në Drenas

    Insajderi
    30 July 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhavit Drenori, analist i njohur për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Albin Kurtit, tani zyrtarisht është bashkuar me Vetëvendosjen në Drenas.

    Drenori, që për një kohë të gjatë në debatet televizive mbante qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Qeverisë Kurti, tani ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me VV-në për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Ai do ta mbështes kandidaten e VV-së, Egzpma Terdevcin për kryetare të Drenasit.

    “GREEN për Drenas 🟢 dhe VETËVENDOSJE! 🔴 garojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 12 tetorit. Me kënaqësi ju njoftojmë se sot kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas. GREEN për Drenas do të mbështesë znj. Egzona Tërdevci për kryetare të Komunës së Drenasit, ndërsa unë me një pjesë të ekipit do të jemi pjesë e listës së përbashkët për asamble. ✅ Projektet dhe prioritetet kryesore të platformës sonë GREEN për Drenas janë inkorporuar në programin e përbashkët zgjedhor, duke i dhënë këtij bashkimi një drejtim të qartë për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përfshirje qytetare”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, ky është një bashkim i vlerave.

    “Ky bashkim nuk është thjesht aritmetikë politike — është një bashkim i vlerave për një Drenas më të drejtë, më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.

    🗳️ Tani jemi më të përgatitur dhe më të fuqishëm për të fituar balotazhin dhe për ta marrë qeverisjen lokale në dorë, me besimin dhe mbështetjen tuaj. 🟢 🔴 Bashkohuni me ne – koha për ndryshim të vërtetë në Drenas ka ardhur!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark