E pyesin për certifikatë të vaksinimit - qytetari, personit përgjegjës: Dil jashtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E pyesin për certifikatë të vaksinimit – qytetari, personit përgjegjës: Dil jashtë

    Insajderi
    06 December 2021 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas masave të reja, ata që dëshirojnë ta shfrytëzojnë transportin publik duhet të kenë një dëshmi që janë të vaksinuar apo testin negativ të Covid-19, por një qytetari të cilit i është kërkuar kjo dëshmi në njërën nga linjat urbane në Prishtinë, ka pasur një përgjigje epike.

    Klan kosova, ka përcjellë nga afër se a po respektohen masat e reja të marra nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përdorimit të transportit publik nga qytetarët.

    Por një qytetar jo vetëm që ka refuzuar të tregoj certifikatën e vaksinimit por reagimi ka qenë epik.

    “Dil jashtë”, i është përgjigjur qytetari personit përgjegjës për kontrollin e certifikatës vaksinës në momentin që i është kërkuar kjo dëshmi.

    Duhet theksuar se Ministri i Shëndetësisë, prezantoi të dielën masat e reja Anti-COVID. Latifi me këtë rast bëri të ditur se qytetarët duhet të paraqesin dëshminë se janë të vaksinuar, apo testin negativ të COVID-19 nëse duan të shfrytëzojnë transportin publik dhe privat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark