E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’ – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

    Insajderi
    02 February 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar në “Fun Club” me Heidi Bacin ishte Klajdi, i eliminuari i fundit nga Big Brother VIP Albania.

    Ai reagoi ndaj komenteve të Bernardit, i cili kishte lënë të kuptohej se Klajdi, Jozi dhe Laeri mund të ishin homoseksualë.

    Duke parë klipin ku Bernardi bënte këto deklarata, Klajdi u shpreh: “Nëse mund ta them me qytetari, Bernardi ia fut kot. S’ka çfarë të thotë dhe përdor këto tema për të marrë vëmendje e për të zgjatur jehonën e Big Brother-it”.

    Nga ana tjetër, Ronaldo ndërhyri duke theksuar se seksualiteti është çështje private dhe secili ka të drejtën të vendosë nëse dëshiron ta ndajë me të tjerët apo jo.

    Në fund, Klajdi dha edhe parashikimin e tij për fituesin e këtij edicioni, duke thënë se sipas tij, çmimin e madh do ta marrë Gerta Gixhari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark