E quajti jorelevant, Hoti-Osmanit: Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti jorelevant, Hoti-Osmanit: Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe

    Insajderi
    17 July 2025 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se Hoti është njeriu më jorelevant dhe se akuzat që Kosova nuk i zbaton marrëveshjet vijnë vetëm nga Serbia.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër.

    Hoti tha se Osmani po e përfundon mandatin pa ndonjë kontribut për shtetin dhe e cilësoi periudhën e saj si pesë vite “demagogji dhe mashtrime”.

    “Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti.

    Ai theksoi se Osmani në prill do të përfundojë mandatin e saj presidencial dhe, sipas tij, do të mbahet përgjegjëse për dëmet që i janë shkaktuar shtetit të Kosovës, përfshirë edhe rënien e reputacionit ndërkombëtar të vendit.

    Hoti kritikoi edhe heshtjen e saj ndaj vendimeve të organeve të drejtësisë që, sipas tij, vërtetojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë edhe partinë Guxo, të cilën e kishte themeluar vetë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark