E refuzoi në takim të dytë, djali i kërkon vajzës t’ia kthejë 4 euro që ia pagoi kafen në takimin e parë – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    E refuzoi në takim të dytë, djali i kërkon vajzës t’ia kthejë 4 euro që ia pagoi kafen në takimin e parë

    Insajderi
    17 November 2021 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shumë njerëz, daljet në takime mund të jenë “të kushtueshme”.

    Megjithatë, një djalë duket se ka një plan për t’u siguruar që ai të mos shpenzojë në takime që nuk çojnë askund – duke “faturuar partneret”.

    Dhe teknika e këtij djali u bë e ditur nga një grua e cila foli për ‘takimin’ që kishte me burrin misterioz, përcjell Telegrafi.

    Përdoruesja e Twitter, Lauren (@LaurenNotLozza) ndau pamjet e shkëmbimit që kishte me një djalë disa vite më parë, duke zbuluar se si ai ‘përpiqej ta faturonte’ atë për takimin e tyre të parë.

    Djaloshi i kishte dërguar një mesazh pasi u takuan për të parë nëse i pëlqente një takim i dytë, megjithatë Lauren u përgjigj me mirësjellje për të thënë se nuk e ndjente se ata kishin ndonjë kimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark