Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, një 26 vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se 26-vjeçarja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
“Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe”, njofton policia, përcjell TCH.
Nuk dihet ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të saj.