E rëndë, 30 vjeçari vret 12 familjarë pas një zënke në Kerman – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E rëndë, 30 vjeçari vret 12 familjarë pas një zënke në Kerman

    Insajderi
    17 February 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 30-vjeçar vrau 12 të afërm të tij, duke përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, një vrasje që ka tronditur vendin. Sipas agjencive iraniane të lajmeve, burri, identiteti i të cilit nuk u zbulua, qëlloi të afërmit me një kallashnikov në një fshat në provincën Kerman.

    Pak më vonë ai u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë.

    Shkak i masakrës duket se ka qenë një “mosmarrëveshje familjare”. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku qytetarët lejohen të kenë vetëm armë gjahu.

    Dy vjet më parë, një punonjës i pushuar nga puna i një agjencie qeveritare në Iranin perëndimor qëlloi dhe vrau tre persona, plagosi pesë të tjerë dhe më pas vrau jetën/abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark