E rëndë: 64 vjeçari nga Skënderaj qëndroj i vdekur me muaj brenda shtëpisë, nuk fliste me familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 64 vjeçari nga Skënderaj qëndroj i vdekur me muaj brenda shtëpisë, nuk fliste me familjar

    Insajderi
    09 May 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I moshuari nuk ishte pare që 6 muaj nga banoret e fshatit Klinë e Komunës së Skënderajt.

    Derisa të afërmit e tij thonë së nuk e kanë hetuar vdekjen e tij pasi që ai herë pas herë shkonte në Danimarkë.

    Rasti nga Policia e Kosovës është raportuar të dielën, por vdekjen e tij nuk e hetoi askush për muaj më radhë.

    Bekim Beqiri i cili është kushëri i të ndjerit tregon momentin se si e kishin hetuar se 64 vjeçari kishte vdekur.

    Derisa Polici e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë

    “Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raport

    Në shtëpi e të ndjerit ende nuk janë larguar gjurmët e 64 vjecarit.

    Rrobat, gjërat ushqimore e vendi ku ndërroj jetë janë ende të pa prekura. E i ndjeri ka lënë pas një vajzë që jeton jashtë vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark