E rëndë: Dy 13-vjeçarë dyshohet se u sulmuan seksualisht nga dy burra në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Dy 13-vjeçarë dyshohet se u sulmuan seksualisht nga dy burra në Ferizaj

    Insajderi
    09 December 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy djem 13-vjeçarë dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy persona, të moshës madhore në Ferizaj. Njëri prej të dyshuarve është identifikuar, kurse ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës.

    Siç raporton Sinjali me burime, babai që e denoncoi rastin, ka deklaruar se djali i tij fillimisht kishte shkuar te shoku, e bashkë me kanë dalë më pas në qytet, ku kanë hasur në dy të dyshuarit.

    Prindi ka deklaruar para hetuesve policorë se të dyshuarit janë afruar te dy viktimat, njërit prej të cilëve i kanë ofruar edhe para dhe kanë vazhduar me ta tutje, ku dyshohet se edhe i kanë sulmuar seksualisht.

    Bazuar në dëshminë e ankuesit, thuhet se ka dëgjuar se djali i tij është në lidhje dashurie me njërin prej të dyshuarve dhe kjo situatë e ka tmerruar.

    Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe janë intervistuar dy fëmijët, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre para zyrtarëve policorë.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi është iniciuar dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarve dhe zbardhjen në plotni të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark