Një 61-vjeçar në Durrës është gjetur pa shenja jete në pemë. Policia bën me dije se kanë nisur hetimet ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëvrasje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në lagjen nr.15, Durrës, është gjetur në pemë, trupi i pajetë i shtetasit I. A., 61 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.