E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj

    Insajderi
    20 April 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan Insajderi.

    Policia ka thënë se viktima është mashkull. Insajderi mëson se emri i viktimës është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

    Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër që po trajtohet në QKUK.

    ”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti/ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark