E rëndë në Fier: Vdes fëmija 2 vjeç – mësohen arsyet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Fier: Vdes fëmija 2 vjeç – mësohen arsyet

    Insajderi
    21 August 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit këtë të diel.

    Një i mitur 2-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni me të cilën po luante.

    Mësohet se i mituri mori dëmtime të rënda, pasi bombola e oksigjenit i ra në kokë.

    Njoftimi i policisë:

    Informacion paraprak

    Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

    /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark