Katër shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin grek, i ngacmojnë të dashurën në lokal dhe… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin grek, i ngacmojnë të dashurën në lokal dhe…

    Insajderi
    26 June 2022 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek. Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës.

    42 vjecari i quajtur Dhimitri, ndodhej ne lokal me të dashurën e tij, por në një moment është shkëputur për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.

    Sapo ky i fundit është kthyer në tavolinë është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Menjëherë ai është çuar dhe ka shkuar drejt 4 shtetasve shqiptare, te cilët sipas dëshmitareve, njihen si problematike në zonë.

    Shqiptarët i janë sulur 42 vjeçarit dhe e kanë nxjerrë jashtë lokalit. Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një përforcues metalik grushti.

    Greku mori plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Goditjet në koke ishin te renda duke shkaktuar dhe hemorragji. Në orën 02.05 është njoftuar autoambulanca dhe në orën 03.10 ndodhej në urgjence. Pavarësisht ndihmës së mjekeve ai nuk arriti t’i mbijetoje plagëve. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

    Image


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark