E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë 31-vjeçaren pa jetë! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë 31-vjeçaren pa jetë!

    Insajderi
    02 October 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 31-vjeçare nga Korça është gjetur pa shenja jeta nga familjarët e saj. Policia bën me dije se e reja është gjetur në ambientet e hangarit të banesës, në fshatin Pulahë, dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.

    Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:
    Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark